Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DREJT

    Indajf.
    1. Në vijë të drejtë, pa dredha a pa shtrembërime; pa kthesa; kund. shtrembër: shkon (ecën) drejt; këtej bie drejt.
    2. Pingul, pa u përkulur a pa u anuar; gatitu; në drejtimin e duhur a të zakonshëm; kund. shtrembër: rri drejt; e nguli drejt; e preu drejt; i vuri librat drejt.
    3. fig. Ashtu si duhet; mirë: e shtroi (e zgjidhi) drejt problemin; / pa bërë dredhi, pa i mbajtur anën askujt; me drejtësi; kund. shtrembër: foli (veproi) drejt; i ra drejt foli hapur, shkurt e pa dredha; drejt e ke mirë e ke, ke të drejtë.
    4. Pa u kthyer askund, pa ndalesa; menjëherë; drejtpërdrejt: shkoi drejt e në shtëpi; jepja drejt atij.
    5. Si pj. përcakton më mirë drejtimin e lëvizjes: e shikoi drejt në sy.
    IIDREJT-fjalëform.
    1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve i drejtë, drejt (p.sh. drejtboshtor, drejtkëndësh, drejtpeshim, drejtqëndrim etj.).