DREJTKËNDËSH
Im. sh. gjeom.
- Katërkëndësh që i ka të gjitha këndet të drejta. Gjerësia (gjatësia, sipërfaqja) e drejtkëndëshit. Në trajtë drejtkëndëshi.
IImb.
- gjeom. Që i ka këndet të drejta; kënddrejtë. Figurë drejtkëndëshe.
- Që ka trajtën e një drejtkëndëshi, që është si drejtkëndësh. Bllok drejtkëndësh. Shtëpi drejtkëndëshe.