DREMIT
jokal.
- Më vjen gjumë duke ndenjur, fle pak duke ndenjur, kotem; marr një sy gjumë; më zë një gjumë i lehtë dhe i shkurtër. Dremitën pak. Po dremit.
- fig. Më zë plogështia, humbas gjallërinë, më zë gjumi, rri si i përgjumur.
- vet. veta III fig. Bie në një qetësi të lehtë e të përkohshme, është i qetë, fle. Dremit deti (pylli).