Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DRIDHUR

    If. sh.
    1. kryes. sh. Lëvizje të vogla e të shpeshta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje etj., dridhmë. Të dridhura të forta. Ka të dridhura. E zunë (i hynë, e kapën) të dridhurat. Ndjeu një të dridhur në zemër. I shkoi (i kaloi) një e dridhur.
    2. kryes. sh. shih DRIDHJ/E,~A 2,4,5.
    IImb.
    1. Që e kanë zënë të dridhurat a rrëqethjet, që dridhet. Me dorë të dridhur.
    2. Që forcohet e dobësohet lehtë (nga shqetësimi, nga frika etj.), që dridhet (për zërin). Me zë të dridhur.

      Shprehje

      • Me dorë të dridhur a) duke nguruar, pa qenë i vendosur; b) i lëkundur; me gjysmë zemre, jo me gjithë zemër. Me zemër të dridhur a) i pikëlluar a i lënduar thellë, shumë i tronditur, me hidhërim të madh; b) me frikë të madhe, tërë ankth.