Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DRU

    If. sh.
    1. Edhe -nj(të), edhe fig., trung ose degë druri; pjesë e prerë nga druri: dru të prera (të çara, të gjata, të shkurtra); druja e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stavën (fj. u.) njeriu i keq dëmton një kolektiv të tërë; / edhe fig., hu, dajak, kopaçe: drunjtë e gardhit; i tregoi drunë (dikujt) e kërcënoi, e frikësoi; i bëri qëndresë; e shtroi në dru (dikë) e shqepi së rrahuri.

      Shprehje

      • Dru e shtrembër njeri i edukuar keq, me vese, që prish edhe të tjerët; s'i bën drutë të gjata i bie shkurt, nuk e zgjat shumë (një çështje, një bisedë etj.); nuk ia zgjat shumë dikujt; i do drutë të shkurtra nuk i pëlqejnë fjalët e tepërta e dredhat, do që t'i bien shkurt e shkoqur; i preu drutë shkurt (me dikë) nuk ia zgjati shumë, i dha përgjigjen e duhur, i tregoi vendin; i dha (i vuri) drunë (dikujt) mospërf. e përzuri (nga shtëpia, nga një vend etj.); e përjashtoi (nga një organizatë, nga një mbledhje etj.); ha dru bised. rrihet keq; mundet keq (në një lojë, në një betejë etj.); s'i lagen drutë nuk i prishet puna, nuk bëhet merak fare për diçka, aq i bën.
    IIm. sh.
    1. Bimë shumëvjeçare, me trung të trashë e me shumë degë; pemë: dru frutor (zbukurues); druri ndreqet sa (kur) është i njomë (fj. u.).
    2. Lënda e fortë e trungut dhe e degëve të këtyre bimëve; trungu, degët ose copa të tyre, që përdoren si lëndë ndërtimi, për orendi etj.; dru i fortë (i butë); dru i gdhendur; dru pishe (arre); / bised. send i bërë nga kjo lëndë: krevat druri; qymyr druri.
    3. fig. Njeri i trashë e i pagdhendur, gdhe: është dru.
    4. Druja; hu, dajak: dru i thatë; luajti (valoi) druri u rrahën keq.

      Shprehje

      • U bë dru (gur) u tha a u forcua shumë (diçka); / ngriu nga të ftohtët (dikush); u mpi fare; / u dobësua së tepërmi e u tha (dikush), u bë si shkop; dru i kalbur njeri i dobët, që sëmuret shpesh; plak. / fig. njeri i dobët nga shpirti a nga morali; diçka që është vjetruar e shkon drejt rënies; dru i vjetër njeri i fortë e i paepur, kockë e fortë.