DUARLIDHUR
ndajf.
- Me duar të lidhura a të kryqëzuara përpara; duarkryq. Rri (qëndron) duarlidhur.
- Me duar të lidhura me litar a me pranga. E morën (e shpunë) duarlidhur.
- fig. Pa bërë asgjë, pa vepruar; pa u marrë me asnjë punë, pa punë; duarkryq. Rri (qëndron) duarlidhur.