DUKSHËM mb.
1. Që mund të shihet, që mund të kapet me sy, që mund të rroket nga syri. Rreze të dukshme.
2. Që vihet re a që dallohet prej dikujt, që duket; që duket mirë a dallohet menjëherë, që bie në sy (nga vendi ku është, nga madhësia etj.). Shkronja të dukshme. Në vend të dukshëm. Maja më e dukshme. Në pjesën më të dukshme.
3. Që arrin përmasa të mëdha, mjaft i madh, i ndjeshëm; i rëndësishëm. Përparim (zhvillim) i dukshëm. Rritje (rënie, ulje) e dukshme. Shtim (tejkalim) i dukshëm. Kthesë e dukshme. Ndryshim (dallim) i dukshëm. Gjallëri e dukshme. Në mënyrë të dukshme.
4. vjet. Që është ndryshe nga ç'duket a nga ç’paraqitet, që është i tillë vetëm në pamjen e jashtme, i sipërfaqshëm. Qetësi e dukshme.
5. bised. I pashëm. Vajzë e dukshme. Djalë i dukshëm.
DUKSHËM ndajf.
Në mënyrë të dukshme, mjaft qartë. Shquhet dukshëm. E tregon më dukshëm.