DUSHK
m. sh.
- bot. Dru i lartë pyjor me kurorë të dendur, me gjethe të shumta e të dhëmbëzuara, që lidh lende dhe që e ka lëndën mjaft të fortë e të rëndë; emërtim i përgjithshëm i disa llojeve drurësh që kanë tipare të tilla të afërta (si p.sh. rrënja, bunga, qarri, shpardhi, valanidhi etj.); lis. Dushk i ri. Gjethe (degë, dru, lende) dushku. Prush (hi) dushku. Pyll me dushqe.
- Lënda e këtij druri që përdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj. Dollap dushku. Qymyr dushku.
- përmb. Degë të vogla me gjithë gjethe, të prera prej këtij druri, që grumbullohen për dimër si ushqim për bagëtinë. Mullar me dushk. Preu (bëri, vuri) dushk. I ushqen me dushk.
- vet. sh. krahin. Gjethet që mbështjellin kallirin e misrit, lëpushkat e misrit.
- krahin. Duhan vjeshtak shumë i butë. Dushku i vjeshtës.
Shprehje
- Bëhet dushk thahet; bëhet shkrumb. Çau dushkun (ferrën) shih te ÇAJ. Ia fut dushk thjeshtligj. flet pa u menduar mirë, flet kot, ia fut katundit. Fushk në dushk shih te FUSHK,~U. I dha dushkun dikujt e përzuri dikë nga shtëpia; i dha duart. Mbjell në dushk nuk punon ashtu si duhet, nuk bën punë të pastër, punon shkel e shko. Ua hoqën dushkun fjalëve folën hapur, troç, i thanë gjërat ashtu siç janë. Shkoi dushk për gogla shkoi kot, shkoi për dhjamë qeni. Lule dushku bot. shih te LUL/E,~JA.