DYFISHOHET
vetv.
- Bëhet edhe një herë më i madh se ç'është; bëhet dy herë më e madhe se diçka tjetër që merret si bazë, rritet dyfish. Dyfishohet sasia. Dyfishohet prodhimi. U dyfishua numri i nxënësve.
- Shtohet, rritet shumë. Iu dyfishuan forcat.
- Pës. e DYFISHOJ.