DYSHEK
m. sh.
- Këllëf i madh prej pëlhure të trashë, i mbushur brenda me lesh, pambuk etj., i cili vendoset mbi shtrat që të mos na vritet trupi kur flemë; shtrojë e trashë dhe e butë mbi diçka. Dyshek i trashë (i butë). Dyshek gjimnastikor. sport. dyshek i madh, mbi të cilin bëhen ushtrime gjimnastikore. Dyshek për mundje. sport. dyshek i madh ku bëhet mundja. Dyshek me lesh (me pambuk). Shtron (mbush, qep) dyshekun. Shtrihet mbi dyshek.