Skip Navigation or Skip to Content
X
DYSHOJ jokal.
1. S’jam i sigurt a i bindur plotësisht nëse diçka është vërtet ashtu si paraqitet, si shfaqet ose siç thonë; kam dyshim për dikë a për diçka. Dyshon për çdo gjë. Dyshon shumë (vazhdimisht). S`dyshon aspak (fare) është plotësisht i sigurt. Dyshon se mos është i sëmurë.
2. S'kam shumë besim te dikush, më ha zemra në atë; më shkon mendja për keq për dikë; mendoj se dikush bën a ka diçka të keqe, se kryen punë të jashtëligjshme e të dënueshme etj. Dyshonin tek ai. Nuk dyshonin për të.