Skip Navigation or Skip to Content
X
DYST ndajf.bised.
1. Pa të ulura e të ngritura; rrafsh, shesh. E qethi (e korri) dyst. Shtrihet dyst. E bëri dyst e dystoi.
2. Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq. Ulet (rri, shtrohet) dyst.
3. Plot e përplot, deri në buzë, rrafsh. Lumi ishte mbushur dyst.
4. fig. Në rregull, në vijë; mbarë. I ka punët dyst.
5. përd. mb. I dystë. Vend dyst. Rrugë dyst. Arë (fushë) dyst. * I shkel këmba dyst (shesh) shih te SHKEL.