Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DYZETË

    num. rresht.
    1. Që i përgjigjet numrit dyzet në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e dyzetë. Minuta e dyzetë.
    2. përd. em. f. Një nga të dyzet pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e dyzeta.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
    4. si em. f. vet. sh. DYZETAT (të). Periudhë prej dyzet vjetësh si moshë. I kaloi të dyzetat.
    5. si em. f. vet. sh. DYZETAT (të) fet., vjet. Dita e dyzetë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast (sipas besimeve të kota). Mbushi (kishte, i bënë) të dyzetat.