ECI
jokal.
- Shkoj me këmbë e me hapa të zakonshëm nga një pikë në një pikë tjetër; lëviz me këmbë, bëj hapa në drejtime të ndryshme; lëviz. Ecën njeriu. Ecën kali (lopa, macja). Eci në rrugë (nëpër fushë, nëpër dhomë). Ecën shpejt (ngadalë). Ecën lehtë (rëndë, në majë të gishtave). Eci përpara (prapa, djathtas, majtas). Eci poshtë e lart. Ecte me zor. Ecim drejt malit. Ecën me katër këmbë. Eci gjunjas. Ecën si mbi vezë.
- Lëviz nga një vend në tjetrin me një mjet transporti ose mbi një kafshë (me kalë etj.). Ai ecte me shpejtësi të madhe.
- vet. veta III. Lëviz nga një vend në tjetrin, shkon diku (për një mjet transporti); përshkon një rrugë të caktuar. Ecën treni (makina, biçikleta). Ecën dyzet kilometra në orë. Ecën në rrugë të asfaltuar (në rrugë malore, mbi binarë).
- vet. veta III. Rrjedh, lëviz duke rrjedhur (për ujin). Ecën uji. Ecën lumi (përroi).
- vet. veta III bised. Është në lëvizje a në veprim, punon. Motori ecën mirë.
- vet. veta III. Shkon, kalon, ikën (për kohën). Ecën koha. Nuk ecte ora.
- fig. Shkoj përpara duke ndjekur një rrugë a një drejtim të caktuar ose duke pasur një qëllim a synim të caktuar. Ecim drejt komunizmit. Ecim drejt një të ardhmeje me të mirë.
- fig. Shkoj përpara, përparoj; arrij përfundime të mira në diçka; zhvillohem. I ecën puna. Ecën prodhimi. Ecën bujqësia (industria). Ecën me këmbët e veta. Ecën me kohën. Ecën me të tjerët.
- fig. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Me vete mbarë, më shkon siç duhet. Nuk më ecte. Atij i ecte gjithnjë.
- fig. bised. Veproj siç më thotë dikush; shkoj. Mos ec me ato që dëgjon poshtë e lart!
- vet. veta III fig. bised. Ka vlerë, shkon. Nuk ecën kjo para këtu. I ecën fjala i dëgjohet fjala, i zë vend fjala.
- vet. veta III bised. Paguhet; vijon t'i jepet. Ecën dita. I ecën rroga.
- bised. Shko; eja (në urdhërore). Ec e pyete se ç’thotë?! Ec e thuaji të vijë! Ec lart, se kam një fjalë!
- bised. Përdoret së bashku me një folje tjetër, zakonisht me një lidhëz bashkërenditëse shtuese (e), kur duam të tregojmë se është e pamundur të kryhet a të mos kryhet veprimi që shpreh folja e dytë. Ec e mbushja mendjen atij! Ec e fol me të, po deshe! Ec e (mos) ia thuaj pastaj! Ec e mos u nis, po të duash!
- Pavet. e 1, 5, 7,8,
- Nuk ecej më tej.
Shprehje
- Ecën mbi driza shih te DRIZ/Ë,~A. I eci fati pati fat gjithnjë, qe me fat. Ecën kundër rrymës shih te RRYM/Ë,~A. Ec drejt hundës! shih te HUND/Ë, ~A. Ecën (shkon) si në vaj shih te VAJ~I I. Është ujë që s'ecën është shumë i ngathët e i plogësht, është ujë amull. Nuk i ecën kali në vijë shih te VIJ/Ë, ~A. I ecën kungulli mbi ujë dikujt shih tek UJ/Ë,~I. I ecën (i shkon, i vete) puna fjollë shih te FJOLL/Ë,~A. Ecën puna sahat shih te SAHAT,~I.