Ë
I
- Një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e tetë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) ë.
IIf. sh.
- Tingulli ose shkronja ë.
IIIpasth.
- Përdoret (zakonisht e përsëritur a e zgjatur) për të shënuar zërin që del kur qajmë ose kur rënkojmë; ëh.
- Përdoret kur shprehim kënaqësi, miratim etj. ose kur kujtohemi papritur për diçka; o, oh, a: ë, sa m'u bë qejfi?; ë, po, m'u kujtua tani.
IVpj.
- Përdoret për të përforcuar pyetjen: ashtu mendon ti, ë?; / përdoret kur shprehim habi, ironi, qesëndi, mospërfillje etj.: e ditka edhe ai, ë?; nuk ta dha, ë?
- bised. Përdoret kur kërkojmë të përsëritet një pyetje a një thënie: ë, si the?