EH
I
- I. pasth. 1. Përdoret për të shprehur dhembje, hidhërim a pikëllim, keqardhje, pendim etj.; ah. Eh, ç`e gjeti të shkretin! Eh, si s`e vura re! Eh, sa keq që i fola! Eh, ç'bëra!
- Përdoret kur shprehim habi ose frikë. Eh, ti qenke! Eh, ç`më trembe!
- Përdoret kur shprehim zemërim, kërcënim etj.; ah. Eh, në e zënça! Eh, ç`ia punoi i poshtri!
- Përdoret për të theksuar shprehjen e një dëshire, të një lutjeje, të padurimit etj. Eh, sikur të kthehej sonte! Eh, sa mirë do të ishte po të binte një shi!
- Përdoret për të përforcuar shprehjen e kënaqësisë, të gëzimit, të mallëngjimit, të habisë etj. Eh, sa i bukur u bë fshati! Eh, sa më pëlqente! Eh, sa qenka rritur!
- Përdoret kur na vjen diçka në mendje menjëherë e papritur. Eh, gati më doli nga mendja! Eh, për pak harrova! II. ndajf. krahin. Mjaft. Eh më, se na shurdhove!
IIkal.
- Mpreh një vegël prerëse prej metali. Eh sëpatën (thikën).
IIIm.
- Tehu a presa e një vegle prerëse prej metali (e thikës, e sëpatës, e briskut etj.). U trash ehu. U thye ehu.