EKSPERIMENTAL
mb. libr.
- Që ka të bëjë me eksperimentin, që i përket eksperimentit, i eksperimentit; që bazohet në eksperimentin shkencor; që del nga një eksperiment. Metoda eksperimentale. Të dhënat eksperimentale. Shkencat eksperimentale shkencat që përdorin më shpesh eksperimentin (fizika, kimia). Fonetika eksperimentale.
- I paracaktuar për eksperimente; ku bëhet një eksperiment me synim që të çohet me përpara prodhimi, puna etj.; që shërben a që bëhet për provë ose për eksperiment. Bazë eksperimentale. Qitje eksperimentale. Stacion bujqësor eksperimental. Shkollë eksperimentale. Ngastër eksperimentale.
- Që merret me eksperimentimin e diçkaje, që bën eksperimente. Brigadë eksperimentale.