ELEKTRIZOJ kal.
1. fiz. I jap diçkaje ngarkesë elektrike, bëj që të ketë elektricitet pozitiv ose negativ. Elektrizon atmosferën (një trup). Elektrizon pozitivisht (negativisht).
2. fig. Shkaktoj një gjendje të ngritur shpirtërore, i ngjall dikujt një dëshirë të zjarrtë për të kryer diçka, entuziazmoj. Elektrizoi masat. Elektrizoi sallën.