Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ELEKTRONIK

    mb. spec.
    1. Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve. Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop (teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës elektronik.