Skip Navigation or Skip to Content
X
ELITË f.përmb.libr.
Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtresave, a e grupeve shoqërore sunduese në vendet borgjeze e revizioniste përkundrejt klasave e shtresave të shtypura dhe njerëzve të thjeshtë; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një tërësie. Elita e privilegjuar. Elita e shoqërisë (e vendit). Elita e intelektualëve (e ushtrisë). Përfaqësuesit e elitës.