Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    EMËRUES

    Im. sh. mat.
    1. Numri i poshtëm i një thyese që tregon se në sa pjesë është ndarë një njësi. Emëruesi i thyesës. Kthej në emërues të përbashkët.

      Shprehje

      • Gjejmë një emërues të përbashkët libr. i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Sjell (kthej) në një emërues të përbashkët libr. i sheshoj, i rrafshoj gjërat, gjej një bazë të përbashkët, i bëj të ngjashëm nga një pikëpamje.
    IImb. gjuh.
    1. Emërtues.