ERRËSOHEM
vetv.
- Më zë nata, errem. U errësova në rrugë.
- vet. veta III. Nuk është më, zhduket; dobësohet (drita, ndriçimi etj.). U errësua drita. M'u errësua vështrimi. M'u errësuan sytë.
- fig. Vrenjtem në fytyrë.
- pavet. Bëhet natë, ngryset. Nuk ishte errësuar ende.
- Pës. e ERRËSOJ.
Shprehje
- M'u errësuan sytë m'u errën sytë. M'u errësua vendi (bota) humba kontrollin e vetëdijen, nuk dija ç'të bëja.