ERREM
vetv.
- pavet. Bëhet natë, ngryset. Filloi të erret.
- Më zë nata; ngrysem. Errem jashtë. Si u errët?
- vet. veta III. Bëhet i errët, errësohet. U err dhoma kur lëshuam perdet.
- fig. Vrenjtem (në fytyrë). U err në fytyrë.
Shprehje
- M'u errën sytë a) nuk pashë mirë, m'u veshën sytë (nga një sëmundje, nga zemërimi etj.); b) humba gjykimin e shëndoshë për një çast, humba mendjen dhe kontrollin e vetvetes nga lakmia etj. Iu errën sytë vdiq. Iu err zemra u hidhërua, u brengos, u pikëllua. U err pa gdhirë mbaroi shumë shpejt, mbaroi pa filluar mirë, vdiq pa lindur mirë.