ESNAF
Im. sh. hist.
- Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve). Esnafet e tregtarëve.
- sh. ~Ë, ~ËT. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një shoqatë a bashkim të tillë.
IImb. bised.
- I drejtë e i ndershëm; fisnik. Burrë esnaf. Familje esnafe. Është esnaf.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Esnafi po esnaf mbetet. Ke të bësh me një esnaf.