Skip Navigation or Skip to Content
X
EVOLUCION m.sh.
1. filoz. Një nga format e lëvizjes në natyrë dhe në shoqëri, zhvillimi i një sendi a dukurie nga një gjendje me e ulët në një gjendje me të lartë nëpërmjet kalimeve a ndryshimeve sasiore të ngadalshme e shkallë-shkallë, të cilat bëjnë të mundshme edhe ndryshimet cilësore. Evolucion i vazhdueshëm. Evolucion i shpejtë (i nga-dalshëm). Evolucion historik. Evolucioni i ideve. Fazë evolucioni. Evolucioni dhe revolucion!.
2. biol. Zhvillim shkallë-shkallë dhe i ngadaltë i bimëve e i kafshëve nga një lloj në tjetrin ose nga format me të hershme e me të thjeshta tek ato me të ndërlikuara e me të përsosura. Evolucioni i njeriut. Evolucioni i bimëve (i kafshëve). Teoria e evolucionit.
3. libr. Proces i ndryshimit dhe i zhvillimit të ngadalshëm e shkallë-shkallë të diçkaje nga një gjendje në një tjetër; evoluim. Evolucion ekonomik (kulturor). Evolucioni i një sëmundjeje. Evolucioni i një gjuhe. Evolucioni i shijeve. Evolucioni i Tokës (i Gjithësisë).