EZETSHËM
mb. bised.
- Që ka shije të mirë e të këndshme, që ta ka ënda për ta ngrënë, i shijshëm. Gjellë e lezetshme.
- I pashëm, i hijshëm. Djalë i lezetshëm. Vajzë (grua) e lezetshme. Pamje e lezetshme. Fytyrë e lezetshme. Me trup të lezetshëm. Është i lezetshëm.
- Që të pëlqen e të jep kënaqësi, i këndshëm. Njeri i lezetshëm. Sjellje e lezetshme. Punë e lezetshme. Lojë e lezetshme. Shaka e lezetshme. Mbrëmje e lezetshme.