Skip Navigation or Skip to Content
X
EZUL m.sh.kryes.bised.
1. Pjesa e poshtme e dritares, që ka një pllakë të gurtë ose prej betoni të vendosur për së gjeri, ku mbështetemi, vëmë lule etj., pragu i dritares. Pezuli i brendshëm (i jashtëm). Pezuli i dritares. Mbështetem në pezul.
2. Sofat, zakonisht jashtë portës së shtëpisë. Ulur në pezulet. Te pezuli i portës.
3. Ana e sipërme e një muri. Qëndronte në pezul të murit.
4. Pjesë e dalë për së gjati si prag në një oxhak. Vinin kandilin në pezul.
5. vjet. Ledh me dhe të grumbulluar si pirg në një vend që shërbente si tul midis dy arave a dy tokave. Pezuli i arave.
6. Ledh që bëhet për të ndaluar ujin kur vërshon: ledh ose mur mbështetës që bahet në një rrëpirë. Pezul dheu. I bëj një pezul. Mbjell pemë anës pezuleve.
7. Grumbull, tog; stivë; pirg. Pezul me misër. Pezul plehrash. E bëjnë grurin pezul. Janë bërë enët (rrobat) pezul ( për të larë). Kishte një pezul me libra * Mbeti pezul nuk luan nga vendi; rri në një vend (shtrirë ose ulur) e nuk lëviz.