Skip Navigation or Skip to Content
X
FABRIKOJ kal.
1. Nxjerr prodhime të gatshme ose gjysmë të gatshme, duke përpunuar lëndë të parë në fabrikë, prodhoj në fabrikë. Fabrikojnë këpucë. Fabrikojnë armë.
2. bised. mospërf. Krijoj a bëj diçka shpejt e shpejt dhe me shumicë, por me cilësi të dobët. Fabrikonte drama.
3. fig. keq. Krijoj e përhap vazhdimisht diçka të paqenë, sajoj diçka që s’është e vërtetë; shpif, trilloj. Fabrikonte gënjeshtra (shpifje).