Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FAL

    kal.
    1. Nuk e quaj më fajtor dikë dhe nuk e ndëshkoj; drejt. ia heq ose ia ul dënimin dikujt: më falni për vonesën; i falën jetën nuk e dënuan me vdekje.
    2. E liroj dikë nga një detyrim, nuk ia kërkoj më: ia fali borxhin; i fali gjakun (etnogr.) hoqi dorë nga vrasja për gjakmarrje.
    3. I jap dikujt një dhuratë ose diçka për ta përdorur pak, për ta parë etj.: i fali një orë; fal jetën (lart.) jap jetën, flijohem.
    4. (Në mënyrën urdhërore dhe me trajtë të shkurtër përemërore më, na) përdoret kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje: më falni, a mund të hyj?
    5. Shuaj (dritën, zjarrin etj.).
    6. Ul, përkul: fali kryet.
    7. fet. Kryej lutjet e një riti fetar: fal bajramin.
    8. Përshëndet.