FALEM
vetv.
- (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I lutem dikujt për diçka. Të falem të vish këtu.
- fet. I drejtoj lutje një hyjnie, nderoj një hyjni duke iu lutur; lutem (në vendet ku vepron feja); I falej zotit (perëndisë). Ishte duke u falur.
- Përshëndoshem me dikë; përshëndet a uroj dikë. Falem me njerëzit e shtëpisë. Iu fal me gotën e parë.
- bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Falënderoj. Të falem shumë për nderin që me bëre.
- bised. Dorëzohem, jepem, përulem. S’falem, se mbroj vatanin.
- vet. veta III. Shuhet, fiket (për dritën etj.); vdes (për njeriun). U fal llamba (zjarri, cigarja). Tha vetëm dy fjalë dhe u fal.
- vet. veta III. Ulet, përkulet; varet poshtë, perëndon. U falën të lashtat. U fal dheu. Iu falën gjunjët. U fal dielli.
- Pës. e FAL. Iu fal dënimi (jeta). Liria nuk falet, por fitohet me gjak. fj.u.
Shprehje
- Të falem nderit pasth. të falënderoj, faleminderit. I falem me shëndet dikujt e përshëndet dikë, i çoj të fala e përshëndetje. I qofsha falur. a) e paça, rroftë e qoftë! i lumtë!; b) ia di për faleminderit, i jam mirënjohës. Gjeti kishë (xhami) ku të falet iron. shih te KISH/Ë,~A.