FALUR
Ias.
- shih FALJ/E,~A. Kërkoi të falur.
IImb.
- Që i është falur faji ose gabimi; që është falur (për një gabim, për një faj etj.). Njeri i falur. Gabim (faj) i falur.
- Që i është hequr dënimi ose që ka kryer vetëm një pjesë të tij dhe është liruar nga burgu, pasi ka përfituar nga një amnisti.
- Që nuk kërkohet më, që është falur (për një borxh etj.). Borxh i falur.
- Që është dhënë si dhuratë pa kërkuar asnjë shpërblim. Gjë e falur.
- I përkulur; i pjerrët; që ka shkarë. Pullaz i falur. Dhe i falur.
- Që është shuar dalëngadalë; i fikur. Zjarr i falur.
- fet. shih SHPRESËTAR,~E.
- Përd. em. sipas kuptimeve 2, 4 të mbiemrit.