Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FANATIZËM

    m.
    1. Besim i verbër në dogmën fetare, zell i tepruar në punë të fesë; të jetuarit e të vepruarit sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe mbrojtja e tyre me ngulm; qëndrim prej fanatiku. Luftojmë fanatizmin.
    2. Zell i jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe për të zbatuar pa lëshime e pa lëkundje një mendim, një ide etj. Ruaj (mbroj, zbatoj) me fanatizëm.