FANFARË
f. sh. muz.
- Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore; tërësia e muzikantëve të kësaj orkestre; bandë. Fanfara e brigadës. Tingujt e fanfarës.
- Vegël muzikore frymore prej tunxhi në trajtën e një borie të zgjatur. I bie fanfarës.
- Melodi e gjallë dhe ritmike, që luhet nga një orkestër frymore; pjesë muzikore e luajtur nga një bandë, që shërben si shenjë për fillimin e një ceremonie solemne.
- fig. keq. Mburrje, lëvdatë e zhurmshme.