Skip Navigation or Skip to Content
X
FANFARË f.sh.muz.
1. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore; tërësia e muzikantëve të kësaj orkestre; bandë. Fanfara e brigadës. Tingujt e fanfarës.
2. Vegël muzikore frymore prej tunxhi në trajtën e një borie të zgjatur. I bie fanfarës.
3. Melodi e gjallë dhe ritmike, që luhet nga një orkestër frymore; pjesë muzikore e luajtur nga një bandë, që shërben si shenjë për fillimin e një ceremonie solemne.
4. fig. keq. Mburrje, lëvdatë e zhurmshme.