Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FAQE

    f. sh.
    1. Secila nga dy anët e tulta të fytyrës së njeriut nga hunda deri te veshi; secila nga dy anët e turirit të kafshëve; bised. fytyrë: mollëzat e faqeve; i pëlcasin faqet është shumë i shëndoshë; s'ka shkuar (s'ka vënë) brisk në faqe është ende i ri e pa përvojë; i morën faqen nuses i hoqën pushin në fytyrë (zakonisht një ditë para martesës); faqe më faqe ngjitur shumë pranë njëri-tjetrit; e tha në faqe (të dikujt) e tha para dikujt, faqeza dikujt; faqe për faqe ballë për ballë;
    2. Secila nga anët e një sendi, të fletës së një fletoreje, të një libri etj.; pjesa e përparme e kryesore e një ndërtese etj., ballinë, parëse: faqet e kutisë; faqe mali (kodre); gazetë me gjashtëmbëdhjetë faqe; faqja e shtëpisë; i marr faqet trungut faqoj.
    3. bised. Sipërfaqe; shtresa e sipërme; shtresë: faqja e detit; në faqe të tokës (dheut); e zhduku (e shoi, e fshiu) nga faqja e dheut e shfarosi, e shkatërroi me themel e me rrënjë; i mori faqen gjellës; bakllava me tri faqe.
    4. Këllëf dysheku a jastëku.
    5. fig. Pamje, fytyrë: ia ndërruan faqen vendit.
    6. fig. bised. Kohë sa një vit; koha sa jeton një njeri, brez; libr. pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një vendi etj., me bëma a me ngjarje të rëndësishme; fletë; epokë: hapi një faqe të re; shkroi një faqe të lavdishme bëri një vepër të lartë që nuk do të harrohet.

      Shprehje

      • Mori faqe u skuq përsipër (buka, mishi etj. kur piqen); / zuri kore të hollë (toka); i është bërë faqja shollë nuk ka më turp e sedër, është bërë i pacipë; (doli) me faqe të bardhë doli faqebardhë; (njeri) me dy faqe njeri me dy fytyra; (është) me faqe në dhe (përdhe, përtokë është bërë me turp, është i turpëruar; (është, e ka bërë) për faqe të zezë është (e ka bërë) shumë keq, për turp; i jep faqe (dikujt) e përkrah, i hap syrin; paç faqen e bardhë! ur. qofsh faqebardhë; e kam faqen të larë nuk jam përlyer në një punë të keqe; jam i ndershëm; paste faqen e zezë mallk. u turpëroftë, iu nxiftë faqja!; s'i nxihet (s'i skuqet) faqja (fytyra) nuk turpërohet për asgjë, është i pacipë; ia nxiu faqen (fytyrën) e turpëroi shumë para të tjerëve; sa për faqe (sa për sy
      • ) të botës; nuk e vë për faqe (diçka) nuk e peshon mirë një punë para se ta kryejë; ia zbardh faqen (dikujt) e nderoi, e nxori faqebardhë.