Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FARFURI

    f. sh.
    1. Qeramikë me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim, që përgatitet duke përzier një lloj deltine shumë të mirë me lëndë të tjera minerale (kuarc etj.), që i qëndron temperaturës së lartë, nuk përshkohet nga uji dhe përdoret për të bërë enë e sende të tjera; porcelan. Pjatë (filxhanë) farfurie. Ndrit (shkëlqen) si farfuri.
    2. kryes. sh. Enë ose sende të tjera që bëhen prej kësaj lënde.
    3. përd. mb. Që është i bardhë e i shkëlqyeshëm, që të merr sytë. E ka gushën farfuri.

      Shprehje

      • E bëj farfuri diçka e pastroj dhe e bëj që të shkëlqejë.