Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FARKË

    f. sh.
    1. Punishte e vogël për farkëtimin e metaleve, punishtja e farkëtarit, farkëtari. Punoj në farkë.
    2. Vatra ku digjet qymyri në këtë punishte dhe ku farkëtari nxeh metalin para se ta rrahë. Ndez farkën. I fryn farkës. Vë në farkë.
    3. fig. Mjedis shoqëror, organizatë, institucion etj. ku njeriu kalitet fizikisht e moralisht; kudhër. Farkë komuniste.
    4. fig. Soj, fis; racë. I farkës sonë. Një bark e një farkë. Ashtu e ka farkën.
    5. Pamja e jashtme e dikujt, trajta e shtatit dhe e fytyrës. E njoha pas farkës.