FARKOJ
kal.
- shih FARKËTOJ.
- Kep gurin e mullirit; punoj me smilar një pllakë a një shtyllë guri. Farkoj gurët.
- Shtroj a mbuloj me pllaka guri të skalitur a me pllaka çimentoje; vesh me gurë a me një shtresë çimentoje etj. Farkoj oborrin (dyshemenë). Ia farkuan varrin. Farkoi hauzin me gurë.
- Mbath kalin, mushkën etj.
- Mbërthej, shtrëngoj a lidh fort diçka. Farkoj dërrasat.
- fig. Krijoj, formoj diçka.
- fig. Ia zë gojën dikujt, ia mbyll gojën, s’e lë të flasë.