FARMACI f.sh.
1. Dyqan me një punishte të vogël, ku përgatiten e shiten barna sipas recetave të mjekëve, si edhe sende të tjera për nevoja shëndetësore. Farmacia e qytetit (e fshatit, e spitalit).
2. Dollap i vogël me disa barna të domosdoshme për t’i dhënë dikujt ndihmën e shpejtë (mbahet në shtëpi, në qendra prodhimi, në institucione etj.). Farmacia e shkollës.