Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FASHË I

    f. sh.
    1. Copë e hequr nga një pëlhurë, nga një stof, nga një lëkurë etj.; një copë e tillë e prerë si rrip, që shërben zakonisht për të lidhur diçka. Fashë stofi (letre).
    2. mjek. Rrip prej pëlhure të hollë e të rrallë, që përdoret për të lidhur plagët. Fashë e pastër. Zgjidh fashën. Lidh me fashë.
    3. Diçka që ka trajtën e një rripi të ngushtë. Fashë drite. Fashë uji.

      Shprehje

      • I hoqi (ca) fasha e mundoi shumë, e sfiliti. Ia lidhi gojën me fashë ia mbylli gojën, nuk e la të flasë.