FASHIKULL
m. sh.
- shtypshkr. Pjesë libri a reviste, që përbëhet nga disa fletë (katër, tetë, gjashtëmbëdhjetë) me palosje të përbashkët. Fashikulli i parë (i fundit). Libër me tetë fashikuj. Lidh fashikujt.
- Secila nga pjesët e një vepre, që botohet pjesë-pjesë në libra të vegjël ose si broshura. Botim në disa fashikuj.