FËLLIQ
kal.
- E bëj dikë a diçka me baltë, me lyrë a me një gjë tjetër, ia prish pastërtinë; përlyej, ndot, ndyj; kund. pastroj. Fëlliqi rrobat (këpucët) me baltë. Fëlliqi duart me bojë. E fëlliqi ujin (ajrin).
- fig. E bëj me turp dikë, e turpëroj; i cenoj emrin e mirë, i vë njollë; bëj që bota ta marrë nëpër gojë për të keq. Nuk i fëlliq prindërit. Nuk e fëlliqi veten. Mos na fëlliq!
- jokal. Dal jashtë, bëj nevojën në rroba ose në shtrat, fëlliqem (zakonisht për fëmijët). Ka fëlliqur fëmija. Ka fëlliqur në vete.