Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FËRFËLLOJ

    jokal.
    1. vet. veta III. Bën një zhurmë të lehtë duke përplasur krahët në ajër (për shpendët); bën zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë; fërfërin. Fërfëllon thëllëza (pëllumbi). Fërfëllonin harabelat. Fërfëllonin fustanet.
    2. kal. vet. veta III. Lëviz lehtë diçka, duke bërë një zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë ose si ajo e gjetheve kur fryn era, bën që të dridhet lehtë. Zogu fërfëllon krahët. Era fërfëllon gjethet.
    3. kal. Hedh larg në ajër, hedh tutje, flak; dëboj. Fërfëlloj gurin. E fërfëlloi era. E fërfëlloi jashtë.
    4. edhe fig. Dridhem. Fërfëlloj nga të ftohtët. I fërfëllonte zemra.
    5. vet. veta III fig. (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më lëviz, me endet, kam a ndiej në shpirt diçka. I fërfëllonte në zemër dashuria.