Skip Navigation or Skip to Content
X
FËRKIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FËRKOJ, FËRKOHEM. Fërkim me alkool. Bar për fërkim.
2. fiz. Forca që pengon lëvizjen e një trupi në një sipërfaqe. Fërkim i brendshëm. Fërkim rrëshqitës. Fërkim i thatë. Fërkimi i rrokullisjes.
3. zakon. sh. fig. Mosmarrëveshje a grindje që lind ndërmjet dy a me shumë vetave ose ndërmjet dy palëve për çështje të ndryshme. Kishte fërkime me të. Shkaktoi fërkime.