Skip Navigation or Skip to Content
X
FËRKOJ kal.
1. Lëviz dorën a diçka tjetër disa herë mbi sipërfaqen e një sendi për ta pastruar, për t’i dhënë shkëlqim etj.; lëviz një send mbi një tjetër pa i shkëputur njërin prej tjetrit; kaloj lehtë e disa herë mbi diçka pëllëmbën e dorës ose mollëzat e gishtërinjve. Fërkoj dy dru. Fërkoj dyshemenë (xhamat). Fërkoj enët (tiganin). Fërkoj duart. Fërkoj ballin (sytë). Fërkoj me leckë (me tel). Fërkoj lehtë.
2. Shtrëngoj e tërheq disa herë me dorë një pjesë të trupit për të çliruar muskujt, për të nxitur qarkullimin e gjakut etj. Fërkoj krahun. Fërkoj me raki.
3. Përkëdhel me dorë, lëmoj; fig. përkëdhel, ledhatoj dikë. I fërkoj faqet (flokët, ballin). * Fërkon duart (barkun) keq. kënaqet, i bëhet qejfi kur sheh në gjendje të keqe një njeri që nuk e do, pret t’i shohë të keqen. I fërkon krahët (kurrizin, shpatullat, shpinën, zverkun) dikujt keq. e merr me të mirë e i bën lajka, i bën qejfin, i kreh bishtin.