Skip Navigation or Skip to Content
X
FËRTYMË f.krahin.
1. Vrull, hov; forcë, furi. Marr fërtymë. Iu hodh me fërtymë. Fryn veriu me fërtymë. Përhapet me fërtymë. E përplasi (e flaku) me fërtymë.
2. Erë e fortë; veri; stuhi. Na zuri fërtyma. E kishte rrahur fërtyma.
3. përd. ndajf. Me shpejtësi dhe me forcë të madhe, si veriu. Iku fërtymë.