Skip Navigation or Skip to Content
X
FEMËR f.sh.
1. Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla, që i japin mundësi të bëjë fëmijë dhe që ka tipare të dallueshme nga mashkulli; grua a vajzë; kund. mashkull. Femra shqiptare. Femër e bukur. Zë femre. Organizmi i femrës. Skuadra e femrave. Për femra.
2. Kafshë që pjell të vegjël ose bën vezë; kund. mashkull. Femra e çakallit (e rrëqebullit). Femra e bilbilit (e fazanit). Femra e qefullit (e krapit).
3. bot. Vezorja e lules.
4. tek. Pjesa e futur a e thelluar e një mjeti, e një mekanizmi, ose e diçkaje tjetër, në të cilën hyn a mbërthehet pjesa tjetër; kund. mashkull. Femra e mbërtheckës. Femra e karrocës. Femër e mashkull.
5. përd. mb. I gjinisë femërore, femëror. Kafshë femër. Viç femër. Peshk femër. Lule femër.
6. përd. mb. Që është e futur a e thelluar dhe hyn a mbërthehet në të pjesa tjetër. Kopsë (mbërtheckë) femër. * Gur femër gur që mund të çahet e të bëhet rrasa. E ka mendjen femër është i zgjuar, i pjell mendja, krijon.