Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FENER

    m. sh.
    1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka një dorezë teli për ta mbajtur. Fener dore. Fener me vajguri (me karbit). Fener minierash. Drita e fenerit. Ndez fenerin.
    2. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. Fener makine. Ndez fenerët. Me fenerë të shuar.
    3. Pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të lartë në breg të detit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Drita e fenerit. Kulla e fenerit. fig.
    4. Diçka që tregon rrugën a drejtimin që duhet ndjekur; udhërrëfyes.

      Shprehje

      • E zunë pa fener dikë e kapën duke vjedhur a duke bërë një punë të pandershme e të pamoralshme, e zunë me pelë për dore.