FIGURË f.sh.
1. Pamja e dikujt a e diçkaje, dukja; tërësia e tipareve fizike të jashtme të dikujt a të diçkaje. Figura e njeriut. Figura e sendit.
2. Tërësia e tipareve dhe e vetive shpirtërore të njeriut, bota e brendshme. Figura morale e komunistit (e mësuesit).
3. Njeri i njohur, njeri i shquar, personalitet. Figura politike (historike). Figurë e njohur (e shquar, e madhe).
4. Pasqyrimi i diçkaje nga bota e jashtme në vetëdijen e njeriut. Figurë e realitetit.
5. Qëndrimi që merr dikush kur luan një valle, kur kërcen në një balet etj.; lëvizje që bën valltari, kërcimtari etj. kur luan valle, kur kërcen etj, Figurë koreografike. Bëj një figurë.
6. let., art. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi mjetesh lëndore, gjuhësore e ndërtimore. Figurë artistike. Figurë e gjatë. Figura e udhëheqësit të Partisë. Figura e komunistit. Figura e luftëtarit të lirisë. Figura e Skënderbeut. Mjetet e ndërtimit të figurës. Krijoj (ndërtoj) një figurë.
7. let. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. Dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike).
8. mat. Pjesë e një rrafshi, e kufizuar me një vijë të mbyllur; tërësi pikash a vijash të vendosura në një mënyrë të caktuar. Figurë gjeometrike. Vizatoj (bëj) një figurë.
9. Vizatim, skicë etj. në një tekst mësimor a në një libër; ilustrim. Libër (tregim) me figura.
10. Emërtim i përgjithshëm për secilin nga gurët me me vlerë në lojën e shahut (mbreti, mbretëresha, kali, oficeri, kalaja), që vihen në rreshtin e dytë (ndryshe nga ushtarët). Figurë e lehtë kali ose oficeri. Figurë e rëndë mbretëresha ose kalaja. Ndërrimi i figurave. Humbas një figurë.
11. muz. Grup notash ose pjesësh ritmike, që zakonisht përsëriten; elementi ritmik e melodik në një vepër muzikore. Figurë muzikore (ritmike, melodike).
12. Emërtim i përgjithshëm për secilën nga letrat me me vlerë (plaku, dama dhe fanti) në lojën e letrave (ndryshe nga letrat me numra). * Sa për figurë sa për të thënë, sa për t’u dukur. Bën figurë të mirë (të keqe) libr. shquhet, dallohet, bie në sy për mirë (për keq).