Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FIJE-FIJE

    ndajf.
    1. Në shumë fije; në trajtë fijesh, si fije. Bëhet fije-fije. Del fije-fije.
    2. Në shumë pjesë të vogla, pjesë-pjesë. Zbërthej një vegël (një makinë) fije-fije.
    3. Secili me vete, kokrra-kokrra. U shpërndanë fije-fije.
    4. Flokë-flokë (për borën). Bie bora fije-fije.
    5. përd. mb. Që ka disa fije. Tel fije-fije.
    6. përd. mb. Që është copëtuar a është shqyer në disa pjesë. Këmishë fije-fije.